“Do të jetë një fitore e madhe”/ Rama: Nëse BE-ja na jep “OK”, Shqipëria futet në sistemin e..

382
0

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ceremoninë e 70-vjetorit të Universitetit të mjekësisë, vlerësoi punën e bërë ndër vite në këtë institucion të lartë arsimor.

Rama tha se i ka kërkuar vazhdimisht BE-së, të njëjtën gjë do të bëjë edhe nesër në Samitin e Tiranës, për njohjen e Universiteteve shqiptare në sistemin e arsimit të lartë në Europë. Sipas Ramës nëse Universitete tona do të pranohen në sistemin e arsimit të lartë në BE kjo do të ishte një fitore shumë e madhe.

“Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është i pari në renditjen për fondet e përthithura nga BE. Ka një rritje të ndjeshme të fondeve të përfituara nga BE. Nga ana tjetër shtoj këtu dhe faktin që janë rreth 300 studentë dhe profesorë të këtij universiteti që kanë përfituar nga programet e BE, të gjitha këto bëjnë që nëse ne do të arrijmë, e cila do të jetë edhe pjesë e diskutimeve të nesërme, që Universitetet e vendit tonë dhe rajonit të pranohen në sistemin e Arsimit të lartë të BE do të jetë një fitore shumë e madhe, një autostradë e re për institucionet tona. Një nga më të përgatiturit është Universiteti i Mjekësisë në Tiranë”, tha Rama.