Mijëra familje përfitojnë çekun me lekë/ Rama tregon ndihmën e qeverisë për këtë vit ndaj familjeve…

2192
0

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me lajmin e bukur për çekun e bebeve.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se bonusi i bebes u ka shkuar në dorë prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve vetëm këtë vit.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për dhe 120,000 lekë për ) u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama. Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria shqiptare prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Edhe pse kryeministri e kujton here pas here kete si nje strategji e qeverise se tij per te shtuar lindjet ne vend, Shqiperia vazhdon te plaket dhe numri i lindjeve vazhdon te ulet cka do te thote se ky bonus jo vetem qe nuk mjafton por ka ende shume nevoje per politika te tjera inkurajuese per familjet e reja.