Do të gjobiten të gjithë nëse.. Ja cfare paralajmëron Edi Rama

243
0

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Ligjin e ri për bashkëqeverisjen në Lezhë, ku paralajmëroi se do të gjobiten të gjithë ata punonjës të administratës, të cilët nuk u përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe nuk u zgjidhin problemet.

Sipas Ramës ligji i ri do bëjë që marrëdhënia me qytetarin të jetë e ligjëruar për të trajtuar çdo ankesë të qytetarëve për t’i dhënë zgjidhje.

“Në vendin tonë sidomos në periudhën e tranziconit ka qenë i karakterizuar nga përplasja e ankesave të njerëzve në vesh të shurdhër. Letrat që merrnin institucionet nga njerëzit në rastin më të keq si lexonte njeri. Në tërësi problemet mbeteshin në kurriz të njerëzve. Çdo anëtar i qeverisë të vihej në dijeni për çdo ankesë që lidhet me institucionet e varësisë, kjo bëri që një numër shumë  i konsiderueshëm ankesash të merrnin përgjigje dhe zgjidhje.

 Me fillimin  e mandatit të 3 kemi bërë kalimin në një nivel tjetër të kësaj platforme dhe të gjithë konceptit të bashkëqeverisjes, duke  e kthyer në një ligj. Ligji është kthyer mbrapsht me arsyet që të gjithë jemi mësuar të zyrës së presidencës. Do votohet përsëri. Kjo do bëjë që marrëdhënia me qytetarin të jetë e ligjëruar për të trajtuar çdo ankesë të qytetarëve për ti dhënë drejtim.

Në ligjin e ri jo vetëm që sanksionohen të gjitha detyrimet e qeverisë pushtetit ekzekutiv dhe bashkive për tu dhënë përgjigje në kohë reale dhe për tu zgjidhur problemet ku e drejta është në krahun e qytetarëve, por ligji ka dhe një mekanizëm tjetër sanksione financiare për ata që janë përgjegjës për mospërgjigjen apo moszgjidhjen e problemit të qytetarëve. Siç ndodhi me lejet në periudhën e karantinës ku të gjithë shqiptarët e shfrytëzuan e- albania… Nëse s’do ishte ajo platformë faktikisht do ishte një katastrofë”, tha Rama nga Lezha.