Do na ‘godasë’ ne orët në vijim, merrni masa, ndryshon gjithçka. Lajda Porja ben lajmerimin e fundit

550
0

Me ndërprerjen e reshjeve të shiut ditën e martë, vendin tonë do ta “godasë” i ftohti polar.

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja tha për Panorama se “nesër (e martë) do të kemi ndërprerje të reshjeve të shiut por ndryshim të situatës termike, pasi priten masa të ftohta polare që do depërtojnë në territor duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave”.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 5 apo minus 6 gradë në zonat malore.

“Kanë vijuar reshjet e dendura të shiut në gjithë territorin ku problematike situata është paraqitur në zonat veriore e qendrore, pikërisht prej ciklonit të fuqizuar prej 24 orësh në brigjet e Adriatikut”, tha sinoptikania.