“Do ia marr jetën siç ia mori mbesës”, daja i 27-vjeçares që u vetëvra akuzon Altin Çokun: Mos të dalë më nga burgu se..

545
0

Daja i 27-vjeçares, për të cilën policia njoftoi se ndërroi jetë si pasojë e hedhjes nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në Kamëz, ka akuzuar drejtpërdrejtë të arrestuarin Altin Çoku, që sipas uniformave blu dyshohet se u bë shkak për vetëvrasjen e së resë.

Ai ka kërkuar nga drejtësia që ai të marrë dënimin maksimal, burg të përjetshëm. Gjatë fjalës së tij në prononcimin për mediat, daja i së ndjerës është shprehur kështu referuar Altin Çokut: Siç ia mori jetën asaj mbese, unë do ia marr jetën.

Prononcimi i dajës së 27-vjeçares për mediat: Probleme familjare mund të ketë, por që ta shtyjë i shoqi ose… Me të shoqin nuk ka pasur konflikte fare. Unë habitem si e ka bërë këtë makabër, këto gjeste ai person. Nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë njeriu paska qenë ky… Nuk e di dhe nuk kam fjalë, jam shumë i tronditur. Si nga drejtësia, nga prokuroria dhe nga gjykata edhe nga ministri Balla, unë si dajë kërkoj që ai të mos dalë nga burgu. Të mos lirohet fare. Dua dënimin me të rreptë. Unë kërkoj që ai të dënohet me burg të përjetshëm. Siç ja mori jetën asaj mbese, unë do ja marr jetën, sepse e di shpirti jonë si e kemi rritur të ndjerën.

Sipas policisë, 27-vjeçarja me iniciale S.A. u vetëhodh nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale dhe për këtë uniformat blu arrestuan 39-vjeçarin Çoku, i cili dyshohet se është personi që i shpërndau foton në internet. E reja ishte nënë e një fëmije 2 vjeç, dhe sipas policisë, jetonte me qira në banesën e pallatit nga ku u hodh.