“Do ia dorëzoj atij”/ “Shoku” i Arbanës flet për marrëdhënien që ka me djalin e saj

888
0

Gjatë premierës së filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, regjisori Eduart Grishaj pranoi lidhjen me moderatoren Arbana Osmanit.

Në mes të të ftuarve, ai bëri d edikimin më romantik që kishim dëgjuar duke e quajtur Arbanën si gjënë më të mirë që ka në jetë.

Pas kësaj ai foli për herë të parë publikisht edhe për marrëdhënien që ka me Jonin, djalin e moderatores.

I ftuar në emisionin e pasdites ne Top Channel, “Ftesë në 5” ai tregoi se me Jonin kalojnë kohë bashkë duke qenë se Eduarti po merret edhe me fotot e librit të Arbanës.

“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”, u shpreh regjisori.