“Do i qepemi e s’do i ndahemi, t’i kthehemi zakonit…” Ministrja paralajmeron shqiptaret: Do i rrisim gjobat për ndotësit

74
0

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur sot në panelin për mjedisin para Kongresit të PS edhe për ligjin e ri që nga 1 qershori 2022 ndalon përdorimin e qeseve plastike në vend.

Kumbaro tha se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.

Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”.