Djali takon nënën, për herë të parë pas 40 vitesh. Historia që preku shqiptarët! (Video)

1055
0

“Dua të të bëj të lumtur” : Esmeraldi, 41-vjeçari nga Divjaka i ishte drejtuar programit për të treguar historinë e jetës së tij dhe për të gjetur nënën biologjike.

Historia e Esmeraldit kishte nisur para 41-vitesh në qyetetin e Lezhës. Mamaja e tij kur kishte qenë e re ishte dashuruar me një djalë të një besimi tjetër fetar. Për këtë arsye ata nuk kishin mundur që të martoheshin por në jetë kishte ardhur, Esmeraldi. E detyruar nga rrethanat dhe nga mentaliteti i njerëzve, zonja Lula e kishte dërguar atë në jetimore.

Esmelardi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar nënën e tij dhe t’u takuar me të pas 41 vitesh. Zonja Lula e kishte pranuar ftesën dhe kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar. Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se kishte qenë e detyruar që ta dërgonte Esmeraldin në jetimore pasi kishte qenë nën presion nga mentaliteti i asaj kohe dhe se nuk mund ta rriste dot e vetme.