HomeInteresanteUrtesi“Djali po luan...

“Djali po luan me ilaçe, hiqja duarsh!”, i tha burri… Ajo harroi dhe s’kishte përse ta priste të shoqin në spital!

Një çifti i lindi një djalë pas 11 vitesh martesë. Ata ishin një çift i dashur dhe djali ishte drita e syrit të tyre.

Një mëngjes, kur djali ishte gati 2 vjeç, burri pa një shishe farmaceutike të hapur. Ai ishte vonë për punë dhe i kërkoi gruas ta mbyllte dhe ta vendoste në bufe.

Nëna, e zënë në kuzhinë, e harroi këtë.

Djali e pa shishen dhe me entuziazëm shkoi drejt saj, i mahnitur me ngjyrën i kaloi poshtë të gjitha pilulat në të.

Ndodhi që ishte një ilaç me efekte të rënda, që u jepej të rriturve me doza të vogla. Kur fëmija ra përtokë, mamaja nxitoi për ta çuar në spital, përpara se i ati të mbërrinte në spital, fëmija ndërroi jetë.

Mamaja kish mbetur e mpirë, nuk i besohej kurrsesi që kish humbur djalin, i dukej sikur ndodhej në një gjendje të ëndërrt, sikur pikë gjaku nuk gjendej në trupin e saj; ajo ishte e traumatizuar.

Si do t’i dilte përpara bashkëshortit? Kur babai i shpërqëndruar erdhi duke mbajtur frymën në spital dhe pa fëmijën e pajetë, ai hodhi sytë nga gruaja e tij dhe i tha:

“Të dua e dashura ime.”

Reagimi totalisht i papritur i burrit ishte një sjellje proaktive.

Fëmija kish ndërruar jetë. Ai nuk do të kthehej dot kurrë në jetë. Nuk ka kuptim të fajësosh nënën. Pastaj, nëse ai do të kishte patur kohë ta hiqte shishen, kjo nuk do të kishte ndodhur.

Nuk ka kuptim t’i drejtojmë gishtin e të gjejmë dikë për t’i vënë fajin.

Edhe ajo kishte humbur fëmijën e saj. Ajo çfarë vërtetë me aq dëshpërim donte nga bashkëshorti në atë moment ishte ngushëllim dhe mbështetje.

Këtë i dha ai.

1. Ndonjëherë ne e kalojmë kohën duke pyetur se kush është përgjegjës ose kush duhet fajësuar, qoftë edhe në një lidhje, në punë ose dhe me njerëzit që njohim dhe e anashkalojmë ngrohtësinë e raporteve njerëzore që mund të marrim duke mbështetur njëri-tjetrin.

2. Në fund të fundit, a nuk duhet të falim dikë që duam me që është gjëja më e rëndësishme në botë? Vlerësoje atë që ke. Mos e shumëfisho dhimbjen, mllefin dhe vuajtjen duke e nxjerrë fjalën e rëndë.

3. Të thuash fjalën e rëndë është njësoj si të këpusësh frutin e papjekur… ndalo një moment para se ta thuash, duroje, dhe ka për t’u ëmbëlsuar vetë brenda teje ashtu si fruti ëmbëlsohet në pemë.

4. Lëre lakminë, xhelozinë, egoizmin, pamundësinë për të falur, dhe frikën dhe do të zbulosh gjëra që nuk janë aq të vështira sa mendon.

Nëse të gjithë do ta shikonin jetën në këtë perspektivë, do të kishte shumë më pak probleme, dhe shumë më tepër ngrohtësi njerëzore mes nesh.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Agjenti imobiliar thirrje emigrantëve: Shisni shtëpitë, mos i mbani bosh!

Amand Shkëmbi, ekspert i tregut të shit-blerjes së pasurive të patundshme është i mendimit se banesat e mbetura bosh si pasojë e emigrimit  janë një aset i  fjetur, që nëse do të ishin në treg do të kishin efekt...

Si u hap java në kursin e këmbimit/ Cfarë ndodhi sot me Euron dhe Dollarin?

Ditën e sotme, më 10 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.4 lekë. Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.2 lekë. Paundi...

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.