Djali del pozitiv me Covid: Nëna e mbyll në bagazhin e makinës për të mos u infektuar

16
0

Një mësuese 41-vjeçare, Sarah Beam, kishte frikë se mos infektohej, kështu që mbylli djalin e saj 13-vjeçar me Covid pozitiv në bagazhin e makinës. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, në Shtetet e Bashkuara. Sipas raporteve të mediave lokale, gruaja u zbulua dhe më pas u arrestua. Djali është mirë.

Gruaja tha se djali i saj kishte rezultuar pozitiv me Covid dhe se ajo kishte vendosur ta çonte në stadiumin Pridgeon, në Hjuston, për të kryer një test të mëtejshëm për të konfirmuar rezultatin. Megjithatë, ajo pranoi se e kishte mbyllur adoleshentin në bagazhin, sepse nuk donte të infektohej.

Gjatë rrugës, një burrë dëgjoi ankesat që vinin nga bagazhi dhe thirri policinë. Siç raportohet nga BBC, e cila citon stacionin televiziv lokal Khou 11, rreshteri Richard Standifer, i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, tha se djali do të kishte rrezikuar të lëndohej rëndë nëse automjeti do të përfshihej në një aksident.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.