Djali 3-vjeçar u zhduk në një fushë të madhe me misër . Pas 20 orësh kërkimi, i huaji sheh një këmbë …

19310
0

Nuk është e lehtë të ndjekësh çdo hap të vogël të fëmijëve për 24 orë, veçanërisht për prindërit me fëmijë të vegjël. Nje djale 3-vjeçar u zhduk nga sytë e nenes se tij pa lene gjurme. Foshnja, Dayton ishte jashtë duke luajtur në kopesht, ndërsa nëna e tij duke punuar. Zakonisht, Dejtoni luante me lodrat e tij dhe bëri atë që fëmijët e vegjël rreth moshës së tij bejne zakonisht. Nëna e tij, nga ana tjetër, gjithmonë ia hidhte syte ndërsa ai luante.

 

 

Për fat të keq, një ditë kur nëna e tij u largua për pak caste , Dejtoni u largua nga syte e nenes dhe u zhduk në një fushë me misër afër shtëpisë së tyre. Ajo që ishte fillimisht një pasdite e bukur dhe e qetë u shndërrua shpejt në një ankth për nënën e tij.

Duke e kuptuar se Dejtoni nuk ishte perreth, e ëma shkoi në kërkim të tij në fushën e misrit, por foshnja ishte zhdukur pa gjurmë. Ajo madje thirri emrin e tij, por fëmija nuk pergjigjej.

Ajo u detyrua te njoftonte policinë lokale pasi fusha ishte shume e madhe dhe ajo nuk mund ta kerkonte dot e vetme djalin. Meqenëse fushat e misrit janë shumë të dendura e te larta pasi mund të rriten deri në 2 metra, policia e dinte se duhej ta gjente djalin e vogël sa më shpejt që të ishte e mundur para se të ndodhte ndonjë gjë e keqe.

U caktuan qenë, dronë dhe helikoptere për t’i ndihmuar ata të kërkonin Dejtonin në fushë, por të gjitha përpjekjet e tyre nuk ishin aspak të dobishme. Së shpejti, lajmet për zhdukjen e tij u përhapën rreth qytetit dhe 600 vetë ne menyre vullnetare dolen per ta kerkuar ate. Vullnetarët dhe policia shkuan për të kërkuar në çdo kënd dhe cep të fushës së misrit deri ne 20 orë më vonë, dhe një vullnetar zbuloi dicka te frikshme. percjell shqiptari.net.

Tom Andrasschko , një nga vullnetarët kishte dalluar një këmbë në një shkurre. Ai u afrua për të hedhur një sy , duke u lutur që te ishte Dejtoni. Për fat të mirë, me të vërtetë ishte këmba e foshnjës. Dejtoni ishte ulur atje,duke qendruar i vetëm dhe i tmerruar.

Foshnja u shpëtua shpejt dhe iu dha nje trajtim mjekësor. Ai ishte i dehidratuar dhe i uritur kur u gjet kështu që autoritetet e ushqyen atë me ujë dhe ushqim para se ta çonin në spitalin lokal.

Çfarë mendoni për këtë histori? Lini një koment dhe mos harroni të ndani me miqtë tuaj në Facebook.

 

Shqiptari.net/©10gjera.com
përktheu j.memeli/