Divorcohet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

235
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë ditën e sotme në një intervistë televizive.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Monika Kryemadhin, Meta në një intervistë për “Syri TV” ka thënë se ajo tashmë është ish-bashkëshortja e tij.

“Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?”– ishte pyetja e gazetarit.

“Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.”- tha Meta.