Ditmir Bushati merr postin e rëndësishëm në OSBE

585
0

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka marrë një post të rëndësishëm në OSBE.

Mësohet se Ditmir Bushati është caktuar si i dërguar i posaçëm në OSBE.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e OSBE.

Bushati në cilësinë e të dërguarit të posaçëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

Ky pozicion vjen rishtaz, dhe pak ditë pasi Shqipëria mori presidencën e OSBE.

Kujtojmë se Bushati u shkarkua nga detyra rreth një vit më parë, vetëm një muaj pasi Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE.