Disa truke në kuzhinë që gatimi juaj të ketë të njëjtën shije si në restorant

1142
0

Pothuajse të gjithë jemi dakord që gatimi është një art. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të mbështetemi vetëm tek talenti, por duhet të dimë edhe disa rregulla bazë. Për më tepër gatimi, ka disa sekrete, që kuzhinierët ia kalojnë njëri-tjetrit nga brezi në brez.

Bright Side ka mbledhur disa nga truket më pak të njohura që do i bëjnë ushqimet tuaja më të shijshme dhe si ato që keni ngrënë në restorant.

Dashuroni specin djegës, por asnjëherë nuk ia keni gjetur masën e duhur? Ne e kemi zgjidhjen. Vetëm hiqjani farat dhe shpëlajeni pak me ujë të ftohtë. Djegësi do të zhduket, por shija do të mbetet.Nuk jeni të sigurt kur zieni perimet duhet ujë i ngrohtë apo i ftohtë? Mbajeni mend mirë: perimet që rriten nën tokë kërkojnë ujë të ftohtë dhe ato që rriten mbi tokë kërkojnë ujë të nxehtë.Kur rrihni vezë, rrotulljeni pjatën me ‘kokë’ poshtë: nëse ajo do të qëndrojë aty, atëherë është gati.

Përdorni panxharë të pjekur për sallatë, sepse ndryshe nga panxhari i zier, ato përmbajnë më shumë vitamina, kanë më shumë shije dhe aromë.

Një truk shumë i mirë që nuk do t’ju lejojë makaronat tuaja të ngjiten është të hidhni sa më shumë ujë në tenxhere.

Sekreti i brumit të përsosur për pasta është shumë i thjeshtë: masa e miellit duhet të jetë e barabartë me masa e sheqerit dhe masën e vezës duhet të jetë e barabartë me masën e gjalpit.Të gjithë e dimë se duhet ta spërkasim me miell tavolinën pasi në këtë formë brumi i byrekut që po përgatisim nuk do të ngjitet. Por nëse jeni duke bërë një ëmbëlsirë, atë ju mund ta zëvendësoni miellin me pluhur kakao: ai do të krijojë një aromë delikate dhe nuk do të ndikojë në shije.

Çdo kuzhinier ka sekretin e tij për të përgatitur biftekun ideal. Por për një gjë ata pajtohen të gjithë- tigani duhet të jetë shumë shumë i nxehtë.bordo.al