Dimër në mes të gushtit! Fenomen i pazakontë, liqeni zbardhet nga dëbora, habiten ekspertët

1210
0

Çudirat e motit nuk kanë të ndalur. Ndërkohë që një ditë më parë pjesa më e madhe e Europës u përfshi nga stuhitë e shiut dhe breshëri, në SHBA ka ndodhur një tjetër fenomen i pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në liqenin Tahoe në Kaliforni ka rënë dëborë në gusht.

Një fenomen i tillë kishte ndodhur 20 vite më parë. Sipas ekspertëve ky fenomen ka ndodhur për shkak të një trazire të ardhur nga Alaska.

Vetëm pak ditë më parë temperaturat në liqenin e Tahoe ishin të larta dhe shfrytëzoheshin nga njerëzit për të bërë plazh, por një ditë më parë ka dhodhur edhe çudia.

Zakonisht dëbroa në këtë rajon fillon në nëntor, dhe data 27 e këtij muaji çel zyrtarisht edhe sezonin e skive.