‘Dimë disa gjëra për ty’ Meta përplaset me ambasadoren e SHBA: Boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë

431
0

Presidenti lir Meta është përplasur ashpër me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, pasi kjo e fundit e cilësoi  të “papranueshme” deklaratën e presidentit, i cili para dy ditësh ftoi qytetarët që “të mprehin sfurqet dhe sëpatat në mbrojtje të votës“.

“E papranueshme për këdo që të kër cënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 Prill nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre. Mjaft më”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Kreu i shtetit i kërkoi ambasadores që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë. Ky është sulmi më i paprecedentë në 30 vjet demokraci që një zyrtar shqiptar artikulon ndaj aleatit më të madh të Shqipërisë, siç është SHBA.

“Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën.

Meqë më dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njeanshme.”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka vazhduar sulmin ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim. Kreu i shtetit e ka cilësuar të turpshmë kërkesën e diplomates së SHBA, që Meta të ndalë thirrjet për mbrojtje me dhunë të zgjedhjeve.

“Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramën te ballafaqohemi para shqiptareve. Ose të gjejë kush ia ka përkthyer gabim ato që kam thënë unë ose të pranojë se është këtu si përfaqësuese e lobeve të caktuara dhe jo si përfaqësuese e SHBA, që janë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe Shqipëria si vendi NATO-s të jetë një vend me kredenciale demokratike.

Edhe sikur ajo të japi leje dhe kushdo tjetër ne do t’i mbrojmë zgjedhjet dhe nëse ajo dëshiron që të dalë me Ramën në podium, të dali dhe të bëjë fushatë për Edi Ramën. Ne jemi me popullin e Shqipërisë që të japi verdiktin”, ka deklaruar presidenti.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se është e pamundur që në ambasadore ti thotë presidentit të republikës “se di disa gjëra”.

“Ambasadorja i thotë Presidentit ne dimë disa gjëra për ty, i thash çfarë dini për mua nxirrini thujini. Unë kam respekt për t, por nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e vendit unë jam president i Shqipërisë. Nuk do të lejoj të preket vota. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme te Shqipërisë në kete menyre te njeanshme”, ka thënë Meta.