Grimieri i njohur shqiptar, Mario Dedivanoviç ka realizuar së fundmi ëndrrën e tij më të madhe në ditën e ditëlindjes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mario ka treguar se ka blerë disa zyra të reja në New York ku dikur prindërit e tij i pastronin.
“Oh Zot. Mora sot çelësat e zyrave të mia të reja në New York për ditëlindjen time të 37. U zgjova i lumtur për të ardhmen dhe i shastisur sepse kjo ka qenë ëndrra ime për 2 dekada. Kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet, pastruan zyra si këto për viteme rradhë. Unë gjithmonë kam ëndërruar të jetoja në New York dhe të kisha zyrat e mia pranë. Sot kjo ëndërr u bë realitet…20 vite më vonë.

Shikoni, e di që duket kohë shumë e gjatë, por unë jam mirënjohës për këtë udhëtim, për punën e palodhshme që më çoi këtu. Jam më i mençur tani. Kam më shumë eksperiencë. Po bëhem mashkulli që kam përfytyruar.

Ky është thjesht një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë. Ose më mirë të themi një copë e pazëllit. Për të gjithë artistë – Ju lutem kurrë mos hiqni dorë nga qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Shumë njerëzve u duhen vite për të arritur ku duan.
Më besoni, shpeshherë për pak kam hequr dorë. Besojini vetes, qëndroni të fortë. Faleminderit përmbështetjen gjatë këtyre viteve dhe që e bëtë ëndrrën time realitet. Ky është thjesht fillimi i një kapitulli tjetër. Ju dua të gjithëve, ok e mbylla”, shkruan Mario.
Mario ka marrë urim për ditëlindje edhe nga Kim Kardashian e cila shkruan: “Të njoh prej më shumë se një dekade dhe ti je personi më besnik që njoh. I rrallë për t’u gjendur, të dua përgjithmonë”.