Rudina Xhunga flet për vajzën: Kur lindi e mbajti i ati gjithë natën

803
0

Rudina Xhunga është një gazetare e dashur për publikun, e cila prej shumë vitesh tashmë me profesionalizmin e saj ka ditur të drejtojë emisione politike të suksesshme.

Por ndryshe nga daljet e zakonshme televizive, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me vajzën e saj, Alana Hila për të folur më shumë dhe për marrëdhënien e tyre nënë e bij.

Në daljen e parë televizive të vajzës së saj, Rudina tha se pas lindjes së Alanës, për të ka ndryshuar edhe mënyra e të parit të jetës.

“Kur lindi Alana, ma kanë vënë në krahë për herë të parë dhe nisi të qante. Por më vonë e ka mbajtur babi sepse mua s’po më dilte mirë narkoza dhe kam fjetur gjumë. Për mua tani ka ndryshuar mënyra e të parit të botës. Përpara se Alana të lindte, puna dhe argëtimi ishin kryesoret, ndërsa tani Alana është e para. Alana ka karakter, kështu ka thënë Erjona Shehu kur i ka parë lëkurën dhe ka vërtetë. Mbase gabimi ynë ishte që e futëm në shkollë shumë shpejt, por nuk mund të them që është shumë gabim sepse ka shoqe shumë të mira dhe ka mësues të mirë. Mendoj se pika kyçe është edukimi dhe prandaj kam shumë qejf jo thjeshtë t’i tregoj përralla dhe t’i bëj libra me përralla Alanës. Dhurata më e madhe që ne mund t’i bëjmë botës është edukimi i fëmijëve tanë”, tha gazetarja Rudina Xhunga.

“Mami është shumë e mirë dhe bën shumë mirë omletën. Mami ka merak kur unë hidhem. Kur të rritem unë dua të bëhem pianiste dhe artiste”, tha Alana./tvklan.al