Dikur nuk i fliste me gojë, por ja cfarë thotë sot Jul Deda për Gent Zenelajn

1373
0

Ata nuk kanë folur me njëri-tjetrin dhe shkëputën çdo lloj marrëdhënieje për një periudhë të gjatë.

Se cila ishte arsyeja e vërtetë, asnjëri prej aktorëve nuk e tha, mirëpo pasi u pajtuan, Jul Deda në një intervistë për “Rreze Dielli” ka treguar se kuptuan se nuk kishin asgjë për të sqaruar.

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë! Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë se sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy.

Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë dhe kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për t’u sqaruar, as nuk kemi pse merremi.

Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa,”- është shprehur Jul Deda në emisionin “Rreze Dielli”.