Digitalb merr masa, ja çfarë bën pas debatit mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos

452
0

Që kur Mustafa Nano e kritikoi Ilda Bejlerin për veshjen e saj në emision duke e quajtur vulgare, përplasja mes tyre është kthyer në kryefjalën e mediave teksa dy moderatorët nuk i kanë kursyer as replikat e ashpra.

Debati mes tyre është komentuar sot edhe në “Top Show” ku Alban Dudushi gjatë emisionit ka lexuar një deklaratë zyrtare të Digitalb.

Deklarata zyrtare e Digitalb:

Digitalb ka ndjekur me vëmendjen debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb vëren me keqardhje që debate ka mangësi që në zanafillë.

Së pari, ai është një debate i ngritur gabimisht mes një jo profesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni.

Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshje, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit e të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni pë rata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znj.Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti, Digitalb në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standartet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Dhe së fundi, televizioni shqiptar ka më shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe së fundmi edhe si moderator programesh e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis.