Detektiv privat për të zbuluar tradhtinë e bashkëshortit. E quajten të çmendur por ajo që zbulon i lë pa fjalë

1357
0

Detektivi privat është një profesion i lirë që ushtrohet që nga viti 2015 në Shqipëri. Në këtë vit u licencua për herë të parë nga shteti, Instituti i Detektivit Privat, i vetmi që formon dhe licencon investigues.

Deri më tani numërohen rreth 40 “Sherlok Holmes shqiptarë”.

Detektivi privat lindi si profesion për herë të parë në Francë në vitin 1833. Me ndryshimet e para një viti në Shqipëri në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile u jepet e drejta palëve të paraqesin në gjyq prova të mbledhura edhe nga detektivë privatë.

Një investigues heton që nga tradhtia bashkëshortore e deri tek mashtrime financiare, vjedhje teknologjie, aksidente rrugore, vrasje të pazbuluara, zhdukje të personave e të tjerë.

Më poshtë do të lexoni historinë e një 28-vjeçareje nga Tirana që punësoi një detektiv privat për të provuar dyshimet e saj se partneri e tradhtonte.

Ajo kishte 6 vjet që bashkëjetonte me njeriun që donte. Lindën një fëmijë dhe fill pas kësaj gjërat ndryshuan.

“Tri vitet e fundit filloi ta mbante telefonin në xhep, nuk e lëshonte kurrë nga dora. Nisi të punonte më gjatë. Vinte në 12, apo 2 të natës, ndërkohë që në mëngjes duhet të ikte në punë dhe prap rrinte deri në 5 të mëngjesit në internet. U çova natën të kontrolloja telefonin dhe shoh biseda me persona të panjohur dhe me profile fals. Kur u kthye nga puna e ballafaqova dhe nuk i pranoi. Mohonte çdo gjë. E mendoja një person të pastër, nuk e mendoja që të arrinte në këtë pikë që të fliste kaq banalitete, kaq perversitete në ato biseda. Një imagjinatë e shfrenuar”, rrëfen 28-vjeçarja”>28-vjeçarja.

Prindërit e bashkëjetuesit jo vetëm që nuk e besonin, por e quanin të çmendur 28-vjeçaren.

“Më gënjente aq shumë, saqë edhe unë vete nisja të besoja ndonjëherë që e kisha gabim. Vjehrri, vjehrra më akuzonin që isha çmendur dhe se do të më merrnin vajzën. Ky ishte kulmi i të gjithave dhe nuk më interesonte më. Më interesonte vetëm vajza”, kujton ajo.

Ishte e vendosur t’u provonte të gjithëve që kishte të drejtë, ndaj nisi kërkimet për një detektiv privat.

“Kontaktova në internet me një nga detektivët privatë. Nuk ishin vetëm detektivë, por ishin edhe psikologë të mirë. Lidha një kontratë shërbimi me detektivin privat. Ata mendonin që 14 ditë ishte një kohë e mjaftueshme për ta parë se ku shkon, me kë shoqërohet dhe çfarë bën. Isha e gatshme që të bëja gjithçka për të zbuluar të vërtetën. E kishin kapur në momente kompromentuese, duke u puthur dhe duke u përkëdhelur në zona intime në një ambient publik”, shton 28-vjeçarja”>28-vjeçarja.

Si u ndje kur pa fotot e tradhtisë?

“U ndjeva e lehtësuar sepse doli e vërteta dhe unë isha në rregull. E dija se çfarë më priste. Isha e parapërgatitur për tradhtinë. Vjehrri u trondit më shumë. Më kërkoi falje dhe prej atij momenti, thjesht i kam thënë që të largohet nga jeta ime dhe nuk dua t’i shoh më. Vajzën nuk ua kam ndaluar që ta shohin, mund ta shohin sa herë të duan, por gjithmonë në praninë time”, thotë ajo.

Po kur ballafaqoi ish-bashkëjetuesin e saj me këto foto?

“Thjesht po kërkon të ndahesh më tha. Deshe të ndahesh nga unë! Ja arrite qëllimit – më tha dhe u largua. Prap mua më ngeli faji, por asgjë nuk krahasohet me çlirimin që kam brenda. Nuk krahasohet as pagesa. Jam e lehtësuar totalisht që nuk e kam më pranë vetes”, shton ajo.

A ja ka rekomanduar njeriu tjetër shërbimin e detektivit privat?

“Po ja kam rekomanduar para dy javësh një shoqes time që kishte probleme me tradhti bashkëshortore, akoma më keq se unë, sepse dhunohej sistematikisht nga i shoqi”, tregon 28-vjeçarja”>28-vjeçarja. http://www.albeu.com/shqiperi/gruaja-shqiptare-puneson-detektiv-privat-per-te-zbuluar-tradhtine-e-bashkeshortit/374774/