14.5 C
Tirana
spot_img

Detajet e reja nga shembja e urës në Genova, 2 emigrantë shqiptarë kanë humbur jetën

Date:

Share:

“Dy emigrantë shqiptarë kanë humbur jetën nga shembja e urës në Genova!”.

Kështu ka deklaruar në një lidhje telefonike për Fax News shqiptarja Marjeta Musaraj e cila ka qenë dëshmitare në vendngjarje.

Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar dhe tregon se çdo ditë jetonin me frikë pasi këmba e urës lëvizte.

“Një djalë 23 vjeç dhe një djalë tjetër kanë humbur jetën. Jam shumë e tronditur. Unë dëgjova se ato po i priste pronari për të punuar. Tani mora vesh se kanë humbur jetën të dy.

Është një frikë shumë madhe sepse aty shpërthyen dhe tubat e gazit. Nuk kishte të bënte me stuhinë, thonë që ka rënë një rrufe, por ajo kishte nevojë që të rindërtohej. Por aty është faji i atyre që nuk e rindërtojnë. Kishin 3 muaj që punonin punëtorët aty.

Nga dita në ditë ajo dëgjohej dhe më shumë. Këmba e urës lëvizte. Rrezikon që të bie dhe pjesa tjetër dhe aty ka çisterna të gazit. Fati më i madh që nuk ka rënë e gjitha dhe është shkëputur e gjitha.”

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.

Subscribe to our magazine

━ more like this

“Deri nga data 15 pritet të kemi..”, sinoptikania tregon parashikimin e Motit për muajin Mars, ja cfarë surprizash na presin pas datës 8..

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar meterologia Lajda Porja nga “MeteoAlb”. Si çdo fillim muaji,...

Nis muaji i begatë i Ramazanit, myslimanët fillojnë agjërimin, ja kalendari për Shqipërinë

Sot, më 1 Mars ka nisur muaji i begatë i Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për...

Diell apo Shi? Vjen parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë pritet sipas sinoptikanes deri ditën e martë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ne vendin tone priten mot i paqëndrueshem deri ditën e hënë, nderkohe priten reshje te pakta edhe te shtunen por...

Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA, ja cfarë ndryshon nga data 1 mars. Vjen njoftimi nga aeroporti i Rinasit..

Aeroporti i Rinasit ka bere nje njoftim per te gjithe pasagjerët. Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA! Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që...

Luhatjet në kursin e këmbimit, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa këmbehet Euro sot

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.