Kush janë 2 shqiptarët që humbën jetën në Genova nga shëmbja e urës

864
0

Marjus Djerri është shqiptari i parë që u konfirmu të ketë humbur jetën pas rrëzimit të urës “Morandi” në Xhenoa të Italisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët e tij, të cilët kanë hapur dyert e mortit.

Marjusi ishte i lindur në Xhenoa me prindër me origjinë nga Shijaku.

I qeshur në çdo foto dhe me mjaft energji, megjithatë paska qenë e shkruar që të ndërronte jetë duke shkuar në punë.

Një tjetër shqiptar konfirmohet se ka ndërruar jetë dje nga tragjedia në Xhenoa. Mësohet se viktima është Eduart Bokrina, i cili ishte duke udhëtuar me viktimën tjetër, Marjus Djerri në të njëjtën makinë.

Viktimat u nxorrën dje nga rrënojat e urës në Xhenoa, e cila u shemb gjatë orëve të mesditës pas një stuhie në zonë.

Të dy shqiptarët ishin duke shkuar në punë në momentin kur u shemb ura duke rënë nga një lartësi prej 100 metrash, e cila rezultoi fatale për të dy.