Detaje nga vrasja ne Shkoder/ 33-vjeçarin e ekzekutuan me kallash për një vend-parkimi

226
0

Detaje të reja janë dalë në dritë në lidhje me një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur mbërmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në një moment dramatik ku 33-vjeçari Valter Fjerza është ekzekutuar me një armë tip kallashnikov.

Ngjarja e rëndë është shkaktuar nga një konflikt midis autori të krimit dhe vëllait të viktimës, Kolë Fierza, i cili ka nisur për një vend parkimi.

Konflikti ka nisur në një lokal pranë banesave, me një diskutim intensiv mbi çështjen e parkimit, ku autori ka pretenduar se rruga është bllokuar. Rreth një ore pas fillimit të sherrit, tensioni ka arritur në kulmin e tij me konfliktin midis viktimës Valter Fierzës dhe autorit të dyshuar.

Personi i dyshuar, një fqinj i afërt me vëllezërit, ka marrë në dorë armën kallashnikov dhe ka derdhur plumbat kundrejt 33-vjeçarit duke e lënë të pajetë në vend.

Familjarët e viktimës janë të tronditur dhe kanë dalë jashtë pas shkrepjes së armës, duke gjetur të riun të vdekur në mes të rrugës, pranë makinës së tij. Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur.

Ndërkohë, uniformat blu kanë njoftuar se janë në kërkim të autorit të vrasjes së 33-vjeçarit.