“Mos hyfshim kurrë në BE nëse..,” ja si i përgjigjet Rama Greqisë për çështjen “Beleri”

123
0

Kryeministri Edi Rama, i pyetur për çështjen Beleri përgjigjet me ironi duke thënë se nëse shqetësimi i Greqisë deri në 2030 vijon të jetë po i njëjti, atëherë ne mos hyfshim kurrë në BE.

Për të, rëndësi ka Shqipëria të bëhet një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë dhe fëmijët tanë.

 “Nuk besoj se do vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030 dhe nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE. Por unë nuk besoj se kjo do mbetet aty, kjo është një çështje që është e pakuptimtë edhe të diskutohet më.

Ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të. Sa i përket, përtej humorit, 2030 për mua nuk ka shumë rëndësi, nëse jemi formalisht apo jo në BE, për mua ka rëndësi që ne të bëhemi një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë, për fëmijët tanë.” u shpreh Rama.

Më tej, Rama gjatë intervistës për emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Ballën ka treguar se çfarë mendon për kundërshtarët e tij politikë.

Sipas kreut të qeverisë, as kryedemokratin Lulzim Basha dhe as ish-kryeministrin Sali Berisha nuk i konsideron rivalë.

“Unë e kam humbur numërimin, nuk e di sa janë, kush janë dhe pse janë. Në fakt nuk e di dhe nuk jam i informuar se çfarë thonë. Dhe nuk më mungojnë aspak, sepse po merrem me probleme reale që prekin shqiptarët. Nuk merrem me ta, a kanë vulë apo nuk kanë. Ne duhet të shohim vetëm përpara dhe nuk kemi arsye të shohim pas,” tha Rama.