Detaje nga krimi në Itali, djali hyri të mbronte nënën, babai i qëlloi me plumba! Gruaja vdes menjëherë ndërsa djali..

953
0

Kanë dalë detaje të rënda nga ngjarja tragjike në zpnën e Vago di Lavagno në Verona, ku burri vrau gruan dhe plagosi djalin.

Mediat italiane raportojnë se 15-vjeçari kishte hyrë për të mbrojtur nënën nga plumbat dhe mbeti i plagosur rëndë, çka u desh ardhja e helikopterit për të transportiuar me urgjencë në një spital më të specializuar.

Ndëkrohë që 58-vjeçarja nuk mundi tu mbijetojë plumbave. Ishin fqinjët që njoftuan menjëherë policinë pas të shtënave me armë, të cilët sapo arritën rrethuan zonën.

Oficerët kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për zbardhjen e shkakut që çoi në këtë tragjedi