Plane për fundjavë? Ja cfarë Moti pritet të shtunën dhe të dielën sipas SHMU

1567
0

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Mjegull/mjegullinë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.