Dështon plani për punëtorët nga Pakistani! Biznesmeni: punëtorët po ikin në Greqi, Shqipëria si tranpolinë

223
0
Image: 34291272, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: paul prescott / Alamy / Profimedia

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, rrezikoi biznesin fason si dhe fermën e  Muharrem Hoçjes nga Fushë Kruja. Për t’i shpëtuar falimentit tre muaj më parë fuqinë punëtore ai e siguroi nëpërmjet agjensive të punësimit të cilat i sollën 50 punëtorë nga Pakistani. 

Por për punëtorët pakistanezë të Muharremit, Shqipëria ishte vetëm vendi që u shërbeu atyre si tranpolinë për të kaluar në shtetet  e Europës, pasi që prej të shtunës mbrëma Muharremit i janë arratisur 25 punëtorë, pa lajmëruar akskënd.

“Ishte ditë e e shtunë dhe e djelë, në fundjavë në e lëmë punën në orën 15-00 dhe mar vesh mbrëmë n ëorën -1-00 të natës që i kanë thënë cunit që punëtorët nuk janë kthyer nga Fushë Kruja. Më pas nëorën 09-00 e marim vesh se ku ndodhen, ata ishin në  Libohovë. Në orën 11-00 u nisa nga Kruja mora dhe një fugon edhe erdha në Gjirokastër ku i takova të gjithë punonjësit e policisë, gjithashtu komunikova me punonjësit e kufirit dhe i kam thënë që Libohovë, por ju mund t’i ktheni kur të dalin. Por më pas mar vesh që nga Libohova ata kishin kaluar në territorin grek.”- tha Muharrem Hoçja administrator fasoner. 

Largimi i punëtorëve për biznesin e Muharremit përkthehet në kosto financiare.  për këtë arsye ai kërkon që punëtorët t’i kthehen përsëri në vendin e punës, duke respektuat kontratën e punës. Pas përfundimit të kësaj kontrate Muharremi thotë se ata gëzojnë të drejtën të largohen në cilin vend të duan.

“Tani unë i bëj një thirrje ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme me gjithë të dhënat që i kam dhënë t’ kapim dhe t’i dërgoj në punë përsëri.”- tha Muharrem Hoçja administrator fasoner. 

Nëse për Muharremin, largimi i punëtorëve ul të ardhurat në biznesin e tyre, për pakistanezët Greqia është vendi ku ata do të fitojnë më tepër.

 “Europa është më mirë se ne. Ne i paguajmë aq sa kemi mundësi.”- tha Muharrem Hoçja administrator fasoner.

Edhe pse në Shqipëri, pakistanezëve ju siguria strehimi dhe punësimi, përsëri ata vendosën të arratisen. Pas kësaj ngjarje Muharremi do të jetë sërisht në kërkim të fuqisë punëtore.