Itali/ Një studente gjendet e varur në Universitet

299
0

Një vajzë e re 25-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në një Universitet në Milano të Italisë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, nuk përjashtohet pista e një ngjarje kriminale, mirëpo nuk ka ende asgjë zyrtare.

25-vjeçarja u gjet me një shall në qafë dhe skaji tjetër i shallit i varur në një derë, duke ngritur dyshimet për vetëvrasje.

Trupi i pajetë u konstatua brenda tualetit të femrave. Në vendngjarje ka shkuar policia italiane dhe po heton rrethanat, dinamikën dhe shkaqet.