Dëshmia e shqiptarit: Bleona MATA është gjallë, mbahet nga dy persona në…

3892
0

Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Ndonëse kanë kaluar 9 vite nga humbja e vajzës, nëna e saj Bukurie vazhdon ta kërkojë.

Mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Pa gjurmë’ është dhënë një dëshmi tronditëse nga një person maqedonas, i njohur si Mehmet Xheladi.

Sipas Xheladinit, Bleona mbahet në Maqedoni nga dy persona dhe ka ndërruar shumë herë vendodhjen.

‘Nuk është në Angli, është në Maqedoni. Rri në një qytet të Maqedonisë dhe e mbajnë 2 persona, njëri shqiptar e tjetri maqedonas. Bleona pikë së pari ka qenë në Greqi, Maqedoni, Turqi, Greqi, Maqedoni që mos të kapet nga policia. Unë ta kem mundësinë shkoj vetë e marr, vetëm më dërgoni 300 euro dhe shkoj ta marr’, thotë Xheladini.