“Deri të enjten fresk dhe shi, pastaj..” Flet Sinoptikania: Në fundjavë rikthehen ditët me..

13097
0

Në një intervistë për Ora News, sinoptikania Lajda Porja u shpreh se është freskuar ndjeshëm moti, duke bërë që në zonat maloret kapë temperatura 6-7 gradë, ndërsa maksimalja 26-27 gradë.

Porja: Është freskuar ndjeshëm moti, duke bërë që në zonat maloret kapë temperatura 6-7 gradë, ndërsa maksimalja 26-27 gradë. Do të kemi reshje në zonat malor dhe në pasdite. Nga e hëna deri të enjten do të jemi nën kushte atmosferë e paqëndrueshme dhe pas mesditës do të kemi reshje. Do të rriten disi lehtë temperaturat në ditët në vazhdim, por ndryshimi do të fillojë të premten dhe fundjavë.

Do të kemi largim të reshjeve, dhe do të rriten ndjeshëm temperaturat. E shtuna dhe e diela do të shkojnë deri në 24-35 gradë me temperatura shumë të lartë që do të qëndrojnë për disa ditë në qershor.