Deri në 14 gusht gjeni det dhe ‘fusni kokën’, temperaturat po shkojnë lart e më lart. Ja të dhënat e fundit

727
0

Temperaturat shumë të larta, do të jenë deri më 14 gusht. Ato do të arrijnë deri në 42 gradë, ndërsa do të ketë edhe UV rrezatim të lartë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Rekomandohet që qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Nga Shërbimi për Ndihmë urgjente mjekësore në Shkup theksojnë se është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarët që nuk ndjehen mirë për shkak të motit të ngrohtë kanë ndryshime kardiovaskulare, dhimbje koke, tension, marramendje dhe lodhje.

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta në pajtim me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta i kanë sjellë rekomandimet vijuese: të lirohen nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeç, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17, të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17, që në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë për helmim me ushqim dhe sëmundje ngjitëse të zorrëve, nga Ministria rekomandojnë larje të obligueshme të prodhimeve kopshtare-bujqësore (fruta dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike të ushqimit dhe konsumimi i tij menjëherë pas përgatitjes. Nëse ajo nuk bëhet atëherë ushqimi duhet të ruhet në frigorifer në temperaturë prej +4 gradë, dhe para përdorimit i njëjti të ngrohet në +100 gradë dhe të shmangen prodhimet të cilat nuk janë përpunuar në mënyrë termike si majonezi nga vezët, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremrat e ndryshëm.