Kozma Dushi në Facebook shtang me postimet, këngëtari bën deklaratën e papritur: Nuk jam…

3377
0

Kozma Dushi, nje nder kengetaret me te dashur per publikun, duket se se fundmi eshte vene ne qender te vemendjes ne rrjetet sociale, dhe shkak eshte bere nje profil ne Facebook.

Llogaria quhet Kozma Dushi (Verteti) dhe shpërndan statuse nga më të ndryshmet. Perveç se të shkruara plot me gabime ortografike, këto statuse po ashtu përmbajnë fjalë fyese për miqtë e tij.

Artisti ka dashur të pastrojë emrin e tij dhe ka kontaktuar Blitz.al për të deklaruar para të gjithëve si qendron e vërteta. Ai është shprehur se llogaria nuk është e tija por e një njeriu dashakeq që kërkon t’i prishë marrëdhëniet me kolegët si dhe t’i dëmtojë reputacionin.

“Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk është bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe vlerësuar me çmime.

Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe, por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist. Personi që e menaxhon ka fyer dy personazhe të njohur të botës së televizionit dhe politikës me të cilët unë Kozma Dushi nuk kam raport të afërt pasi nuk i njoh mirë. Por fjalët që ai përdor kundrejt tyre shkaktojnë keqkuptim dhe qejfmbetje tek ata që më rrethojnë. E përsëris, nuk jam unë.

Nëse ju dërgon ftesë miqësie atëherë mos e pranoni. I vetmi aplikacion që unë përdor është Whatsapp ndaj nëse ky njeri ju kontakton, dijeni se nuk jam unë.”- është shprehur Kozma Dushi duke pastruar në këtë mënyrë emrin e tij. Kujtojmë se dhe dy vite më parë atij i ka ndodhur një situatë e tillë.