Skip to content

“Deri 17 vjeç kam pi dr*gë, shkollën e lash në klasë të 10”, publikohet rrëfimi i Gjestit (Video)

    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.

    “Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë gjërat që kam dashtë. Nuk ma dashtë shkollën kurrë, klasën e tetë e kam përsëritur për shkak se nuk kam mësuar. Kam vazhduar deri në të mesmen deri në të 10-tën më pasë e kam lënë. Nuk jam kanë i fokusuar në shkollë”, u shpreh Gjesti.

    “Gjithmonë e kam pasë mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

    “Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të këqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashish”.

    Ndiqni rrëfimin e tij më poshtë