Dërgonte persona të jashtëligjshëm ne Amerikë, ja pasuria marramendëse që i sekuestroi policia..

484
0

Pronat e Fatos Faskos, i dënuar për kontrabandim të personave nga Shqipëria në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë, u sekuestruan nga Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Fierit.Pronat u sekuestruan në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Pronat e sekuestruara janë dy apartamente në Fier dhe Tiranë, dy troje me objekte në ndërtim, si dhe një objekt me sipërfaqe 548 m2 në proces legalizimi në fshatin Radostinë të Fierit.

Po ashtu tri automjete dhe 12 llogari bankare të Faskos dhe të të afërmve, në shumën e 1.3 milionë lekëve, ishin pjesë e sekuestrove. 49-vjeçari, banues në Radostin, Fier, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale  “Organizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

  • Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
  • Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
  • Truall me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndërtim.
  • Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
  • Dymbëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
  • Tre Automjete.

Tv Klan