Deputeti i pasur i PS sulmon publikisht aktorin e madh Robert Ndrenika

617
0

Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, ka folur mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të reje.

Ai tha se qeveria nuk e ka mundësinë që të ndërtojë një godinë të shtrenjtë, duke shtuar se në këto kushte nuk mund t’i lërë aktorët të luajnë në një ndërtesë që po shembet.

Ylli ndërkohë ka reaguar edhe ndaj aktorit Robert Ndrenika, të cilin e ka pyetur se “pse nuk i kërkove Berishës godinë të re kur ishe deputet i PD-së?”

“Do të bëhet një teatër bashkëkohor, europian dhe pa kullë.

Po deklaroj me përgjegjshmëri si sekretar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias se Qeveria deri tani nuk ka marrë asnjë vendim.

Çdo vendim do të merret në transparencë. Ka vetëm një ofertë që po shqyrtohet ligjërisht”, tha Ylli.