Denata Toçe bëhet nënë për herë të dytë, familja Gjebrea i bën dhuratën e veçantë

1408
0

Psikologia e njohur, Denata Toçe është bërë nënë për herë të dytë. Denata ka sjellë në jetë një djalë të cilit i ka vendosur emrin Sebastian. Këtë e ka zbuluar moderatori i njohur Ardit Gjebrea i cili së bashku me familjen e tij i ka bërë një dhuratë psikologes.

Denata ka marrë një kartolinë të shkruar nga Ana ku familja Gjebrea e urojnë për ardhjen në jetë të Sebastianit.

“Me shumë dashuri ju urojmë mirëseardhjen e engjëllit Sebastian. Pastë bekimin e Zotit në çdo ditë të jetës së tij! Pastë dashurinë e të shtrenjtëve të zemrës dhe çdokujt që do të jetë pranë tij! Shijoni çdo moment lumturie e xhan shumë! Familja Gjebrea”, shkruhet në kartolinë.

“Njerëzit që dua, miq që bëhen familje”, shkruan Denata në foton e postuar në Instastory.