Del parashikimi i motit per fundjaven, ja cfare ne pret te shtunen dhe te dielen sipas SHMU

309
0

Përshëndetje nga SH.M.U! Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.