🔆 E marta do të vijojë kryesisht me mot të kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes, në skajin verior të vendit, priten momente të shkurtra me pika shiu. Pjesa tjetër e territorit mbetet pa reshje, ndërsa mesdita do të jetë mjaft e ngrohtë, me temperatura që pritet të kapin mbi 27°C.
🌧️ Nga nesër (e mërkura) dhe në vijim, moti bëhet më i paqëndrueshëm. Siç është paralajmëruar, në disa zona – veçanërisht në veri dhe qendër – do të ketë reshje shiu gjatë ditës. Zona e jugut mund të shpëtojë pa reshje, ose nëse do të ketë, do të jenë vetëm kalimtare dhe shumë të lehta.
🌤️ E enjtja pritet të jetë kryesisht pa reshje në të gjithë territorin shqiptar, me ndonjë moment të shkurtër me pika shiu në veri.
⛈️ E premtja dhe fundjava (e shtuna dhe e diela) do të sjellin rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Në jug reshjet do të jenë më të pakta. Megjithatë, orët me diell nuk do të mungojnë, veçanërisht në zonat jugperëndimore dhe jugore.
🌡️ Temperaturat:
- E martë: Maksimumet 27–28°C.
- E mërkurë: Nuk pritet ndryshim në temperaturat maksimale, por rritje me rreth 2°C në mëngjes. Vlerat minimale:
- Zona malore: 7–8°C
- Zona e ulët dhe bregdetare: 13–15°C
- E enjtja & e premtja: Rritje e lehtë e temperaturave, kryesisht në mëngjes.
- E shtuna: Më e freskët, me një rënie prej rreth 2°C në mesditë, për shkak të reshjeve në një pjesë më të madhe të vendit.
- E diela: Mëngjesi i freskët, por mesdita pritet të shënojë deri në 29–30°C.
Ky ishte përditësimi i sotëm për motin pergatitur nga shqiptari.net. 🌦️