Cova makinën te mekaniku. Shpresoja që do më shpëtonte. I thashë: “Rregulloje zemrën e kësaj makine, se e kam si pjesëtare të familjes.” Ai më pa, qeshi me dhëmbët që i kish më shumë çelës se dhëmbë, dhe e mori.
E po iki ta marr…
Por s’kam as lek për ta paguar.
As lek për taksi.
As biçikletë.
Jam në pikë të hallit, ulur si zog pa flatra, në stacion treni – sepse, sipas logjikës sime, nëse je pa makinë dhe pa taksi… treni është shpresa e fundit.
Shkova te treni. Po pres që të më shtyp.
Por s’ka tren.
As zhurmë.
As fishkëllimë.
As maço i vjetër që shet fara.
Ka vetëm mua.
Jam
Pa
Fat.
Më kaloi një plakë me karrocë, më pa me keqardhje dhe më dha 50 lekë. “Blej një akullore,” më tha. M’u mbushën sytë me lot. Jo për akulloren, po sepse akullorja sot kushton 100.
Njerëzit thonë që jeta është një udhëtim. Unë them që jeta është si një tren që s’vjen kurrë kur e pret më shumë. Dhe ti rri e pret si budalla me shpresë që do dëgjosh bilbilin… por e vetmja gjë që dëgjon është uria jote që të fishkëllen nga brenda.
Kështu pra. Blogeri i famshëm, i ndjekur, i pëlqyer, tani në “trending” me titullin: Pritja për trenin që s’vjen – historia e një njeriu pa fat, pa lek, dhe me një makinë që është më mirë se ai.