Del njoftimi nga Meteoalb/ Ja cfarë ndodh me motin javën që vjen

1644
0

Kjo fundjavë u mbyll me reshje shiu afatshkurtra në zonat fushora, dhe reshje dëborë në zonat malore.

“Dita e sotme ka pas vranësira që do të vijojnë në orët e ardhshme duke bërë që të kemi reshje të pakta shiu në zonat qendrore dhe jugore ndërsa në zonat veri-lindore reshjet pritet që të jenë të pakta por në formën e dëborës”, thotë Hakli Osmani nga Metoalb

Sipas sinoptikatëve shiu do të largohet në zonat malore, duke ndaluar kështu flokët e dëborës.

“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim do të kemi kthejllime në territorin shqiptar duke bërë që që vransirat të jenë më të paktë dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore“ , thotë Osmani.

Kjo javë do të jetë më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Temperaturat do të vijojnë nga vlerat negative në ato pozitive.

“Përsa i përket vlerave termike pritet që ato të shënohen më -4 dhe -5 gradë celsicus në zonat malore, ndërsa përgjatë uletërsirës perendimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celcius”, thotë Osmani./topchannel