Del dokumenti, Enver Hoxha ishte një injorant që ngeli katër herë në klasë (FOTO LAJM)

1733
0

Studiuesi Hasan Bello ka publikuar sëfundmi një dokument të rrallë, i cili lidhet me arsimimin e diktatorit Enver Hoxha kur ai ishte i ri.

Bëhet fjalë për një shkresë të Ministrisë së Arsimit gjatë Mbretërisë së Zogut, në të cilën jepen të dhëna mbi të rinjtë shqiptarë që kishin marrë bursa për të studiuar jashtë shtetit, shkruan Albeu.com.

Një ndër emrat e përmendur në këtë shkresë të publikuar nga Bello është edhe ai i Enver Hoxhës, cili do të kthehej në një prej diktatorëve më gjakatar të Europës disa vite më vonë.

Sipas shkresës, Hoxha kishte ngelur katër herë duke bërë që ministria t’ia priste bursën.

Për këtë ai u hakmorr pas ardhjes në pushtet ndaj ish-minsitrit Mirash Ivanaj duke e burgosur në një prej burgjeve më të tmerrshëm të regjimit komunist, ku edhe ndërroi jetë.

Postimi i Hasan Bellos

Enver Hoxha themelues i “precedentit te mediokritetit”.
Ne shkresen e meposhte te Ministrise se Arsimit, e cila ben fjale per bursistet shqiptare qe studionin ne universitetet europiane ndodhen edhe disa te dhena per Enver Hoxhen. Nder te tjera konstatohet se studenti ne fjale kishte ngelur kater here ne te njejtin vit.

Kjo e detyroi ministrin Mirash Ivanaj, nje personalitet i jashtzakonshem per kontributin qe ka dhene, qe t’i nderpriste bursen.

Nje veprim i tille beri qe pas 1945 diktatori te hakmerrej, duke e burgosur ne nje nga burgjet me te tmerrshme ku edhe vdiq. Nderkoh qe kater vite si ngeles, Enver Hoxhes, shqiptaret (dhe te huajt) ia shperblyen me dyzete vite pushtet. Kjo beri qe ne historine e politikes shqiptare, ai te krijonte precedentin e mediokritetit.

Sa me injorant te jesh, aq me shume te do populli, aq me gjate mund te qendrosh ne pushtet. Nje “virtyt” i tille e shtyu ate dhe te tjeret sot, per ti hapur lufte inteligjences, te arsimuarve…deri ne elitocid. http://www.albeu.al/kryetitull/del-dokumenti-enver-hoxha-ishte-nje-injorant-qe-ngeli-kater-here-ne-klase-foto-lajm/403880/