Debati i fortë me Berishën/ Artan Hoxha: Nëna përfundoi në spital, familjen e largova

601
0

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vila 24” në News 24 ku foli dhe për debatin e fortë që pati në “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas.

Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital, shkruan BalkanWeb

“Pas debatit që pata me Berishën e largova famijen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prinderit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, rrëfeu Hoxha.

Ai tha se vendosja para akuze nga Berisha është kërcënimi më i madh që mund t’i bëhet një gazetari

“Berisha thotë një javë pasi foli për gazetarin filan, i cili e shiti, u vra e transformon që gazetari filan e nxori në pritë, e vrau atë. Unë jo këtë por e kam hetuar ngjarjen. Vendosja para kësaj akuze, është kërcënimi më i madh që mund t’i bëhet një gazetari. Të vihesh përballë me njerëz kur ti je aleat me ta kundër krimit”, tha Hoxha.

Ai pohoi se për këtë rast ka një hetim të hapur. “Për rastin e Korçës prokuroria ka një hetim dhe policia e Korçës, nuk e kanë finalizuar hetimin. Unë për vete aq sa kam pasur mundësi kam hetuar edhe për të qenë i bindur për atë histori. Për çështjen e Tropojës, është mbyllur. Unë do t’ia rekomandoja çdo reporteri t’i shmanget politikës. Unë jam gati të jem përballë tyre por jo t’iu bëj fresk”, tha ai.

Hoxha ka dhënë një lajm të mirë edhe për emisionin e tij investigativ në News24 të ndërprerë. “Do të rifillojë shumë shpejt. Problemi është që emisioni i ndërpre në momentin që u shoqërova nga prokuroria gjatë një emisioni live. U shoqërova në prokurori, mu sekuestruan telefonat gjatë kohës së avionit të Guido Guidit. Nga ajo kohë, unë humba…kisha shumë informacione. E mora si mjet shantazhi dhe kërcënim. Të gjitha këto kanë çuar në ndërprerjen e emisionit. Por edhe doja ta riformatoja. Besoj nga fundi i marsit, në fillim të prillit emisioni do jetë gati. Kemi një fushë të parrahur. Më pëlqen më shumë të jem në terren se në studio. Xhungla e ka dhënë kontributin e saj. Shumë çështje i kemi rikthyer. Qëllimi im nuk është që të dënohen njerëz të pafajshëm por drejtësia të vihet në vend”, deklaroi gazetari Hoxha.

(e.f/m.k/BalkanWeb)