A po përgatitet Pjerin Ndreu për kryebashkiak në Lezhë?

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës është shoqëruar me shumë hamendësime e pikëpyetje.

Së pari; ndalimi i Fran Frrokajt është arrestim politik apo pas tij fshihet diçka tjetër?

Së dyti, a ka një skenar nga qeveria për të goditur vetëm kundërshtarët politikë?

Së treti; përse Arta Marku nuk vë në lëvizje dosjet e korrupsionit të ministrave, Tahiri, Beqaj, Ahmetaj, Gjiknuri por godet vetëm kundërshtarët politikë?

Së katërti, përse Arta Marku, për cështjen e pronave në bregdet apo korrupsion në menaxhimin e bashkive, nuk godet paralelisht Vangjush Dakon në Durrës, Shpëtim Gjikën në Vlorë, Qazim Sejdinin në Elbasan, Erjon Veliajn në Tiranë tjerë.

Së pesti, mos vallë Rama kërkon ta shesë këtë gjueti shtrigash në Bruksel si luftë kundër “peshqëve të mëdhenj”?

Së gjashti, mos vallë Rama po përgatitet që edhe në bregetin e veriut, Lezhë e Shkodër, të fusë ata që i shërbyen duke blerë vota dhe kërcënuar votuesit në veri dhe të zhvendosë pronarët e zotëruesit e ligjshëm të pronave në bregdetin verior?

Së fundmi, dhe që përflitet shumë në Lezhë por mbi të gjitha mes socialistëve në Tiranë, a mos përgatitet Rama të vendosë Pjerin Ndreu në krye të bashkisë së Lezhës për të kontrolluar edhe këtë bashki dhe përgatitur raprezaljet për zgjedhjet e 2021? Me synimin për të vënë nën kontroll edhe këtë zonë bregdetare të veriut?/syri.net/

- Advertisement -

Nuk ka shtet në botë ç’ti bëjë këtij soji o njerëz. Eshtë fara e prishur..

Me pesë rreshta mund ta përmbledhësh mentalitetin, kulturën, ligjin, shtetin… në Shqipërinë tonë. Një burrë i bllokon rrugën shtëpisë së vëllait, duke e mbjellë me...

Sa para i kushtuan Edi Ramës 2 orë e 12 minuta në emisionin “Zonë e Shtrenjtë”?

Arian Çani e ka thënë me sinqeritet se ai ka çmim shumë të shtrenjtë kur është fjala për të mbështetur dikë politikisht. Pra, “Zona...

I shihni vajzat e bukura në Shqipëri që pa punuar nje dite, ngasin makina nga 300 mijë Euro?

Nga Mentor Kikia Operacioni forca e ligjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.