Dasmat do rinisin nga kjo datë, shoqerohen nga policia e mjeku

Ceremonitë e dasmave do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar vallet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë.

Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.

Armand Peza, sipërmarrës nga Shqipëria po thotë “Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona.

Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë dhe të rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

Armand Peza, sipërmarrës: Kemi dy supervisorë, një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë tek tjetri supervizor i ministrisë së Rendit. Suprvizori i ministri së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.

Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.

Armand Peza, sipërmarrës: Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.

Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit, do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë apo jo eventin.

Armand Peza, sipërmarrës: Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur ti shtyjmë në kohë. Besëtytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.

Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e shëndetësisë por dhe institucionet e tjera. Ky veprim do të ndikojë jo vetëm në respektimin e të drejtës për çiftet, por dhe për rimëkëmbjen e bizneseve.

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.