Skip to content

Dashuria, pasuria, suksesi. Historia e tre burrave të moshuar

    Një grua doli nga shtëpia dhe pa tre burra të moshuar me mjekrra të gjata e të bardha, ulur në oborrin e shtëpisë së saj. Nuk i njohu.

    Ajo u tha: “Nuk mendoj se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, ejani brenda të hani diçka”.

    “A është brenda burri i shtëpisë?”, pyetën ata.

    “Jo”, u përgjigj gruaja. “Ka dalë”.

    “Atëherë nuk mund të hyjmë”, u përgjigjën ata.

    Në mbrëmje, kur i shoqi erdhi në shtëpi, ajo i tregoi çfarë kishte ndodhur.

    “Shko thuaju që jam në shtëpi dhe ftoji brenda!”

    Gruaja doli dhe i ftoi.

    “Ne nuk hyjmë në një shtëpi së bashku”, u përgjigjën ata.

    “Pse?”, pyeti gruaja.

    Njëri prej burrave të moshuar shpjegoi: “Ai quhet ‘Pasuria’, tha duke treguar me gisht një prej shokëve, ai është ‘Suksesi” dhe unë jam ‘Dashuria’”.

    Më pas shtoi: “Tani shko dhe diskuto me tët shoq, se cilin prej nesh do që të hyjë në shtëpinë tuaj”.

    Gruaja u fut brenda dhe i tregoi të shoqit atë që i ishte thënë. I shoqi u mbush me gëzim.

    “Sa mirë!”, tha ai. “Meqë është kështu, të ftojmë Pasurinë. Lëre të hyjë dhe të na e mbushë shtëpinë me pasuri!”

    Gruaja nuk ishte dakord. “I dashur, përse nuk ftojmë Suksesin?”

    Vajza e tyre po dëgjonte nga qoshja e shtëpisë. Ajo kërceu me sugjerimin e saj: “A nuk do të ishte më mirë të ftonim Dashurinë? Kështu shtëpia do të na mbushej me dashuri”.

    “Dëgjojmë këshillën e vajzën”, i tha bashkëshorti gruas.

    “Shko dhe fto Dashurinë, që të jetë mysafiri jonë”.

    Dashuria u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë drejt shtëpisë. Edhe dy të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas.

    E habitur, gruaja pyeti Pasurinë dhe Suksesin: “Unë ftova Dashurinë, pse po vini dhe ju?”

    Tre burrat iu përgjigjën: “Po të kishe ftuar Pasurinë apo Suksesin, dy të tjerët do të rrinim jashtë, por duke qenë se ftove Dashurinë, kudo ku ai shkon, ne shkojmë bashkë me të”. / Bota.al