Darka e Ministrave ne restorantin luksoz ne Dubai, reagon qeveria: Ishin për nje darke pune, ja kush ia pagoi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri për Rindërtimin dhe delegacioni i grupeve të punës, zhvilluan një vizitë dy ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të grupit të mirënjohur Emaar, i cili në emër të Princit të Kurorës dhe në vijim të marrvëshjes së nënshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqipërinë në hartën e investimeve të veta.

Është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Pjesë e këtij spedicioni jo te zakonshëm nga Shqipëria ishin përveç personave të nxjerre në videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave si edhe gazetarë nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel.

Grupi Emaar, i cili do të zbatojë projektin e Rindërtimit në Durrës, ku do të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitalles dhe që ka paraqitur një projekt për rivitalizimin e Portit të Durrësit dhe ndërtimin aty të marinës më të madhe në Adriatik, ka shprehur interes të qartë edhe për disa investime të tjera. Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.