Dalin pasaportat “Immunity Pass” ndaj COVID, ja vendi që i aplikon, nuk lejohet për…

419
0

Sherbimi “Immunity Pass” në celular ka filluar të aplikohet nga shteti i Estonise, që do të mbledhë të dhëna për personat që janë imunë ndaj koronavirusit.

I zhvilluar dhe mbështetur nga organizata joqeveritare, ky aplikacion u mundëson njerëzve të shpërndajnë statusin e tyre lidhur me COVID-19 me palën e tretë, siç janë autoritetet dhe punëdhënësit.

Programuesit thonë se aplikacioni është në pajtim me rregulloret estoneze dhe ndërkombëtare për privatësi të të dhënave, por pranojnë se ato janë “të vetëdijshëm për probleme të mundshme etike, sociale apo të tjera dhe se kjo zgjidhje mund të mos funksionojë”, në disa vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Estoninë që të mos i japë këto pasaporta te personat që janë shëruar nga koronavirusi, pasi ende nuk ka dëshmi se këta njerëz janë të mbrojtur nga një infektim tjetër.