Dalin pamjet ku njëri nga të akuzuarit dërgon në dhomën e hotelit 26-vjeçaren në Vlorë (VIDEO)

301
0

Këto janë pamjet e siguruar nga emisioni Piranjat lidhur me përdhunimin e 26-vjecares në Vlorë.

Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.

Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit.

Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.

VIDEO