I përmendi babain që i ka ndërruar jetë/ Nxënësi qëllon me karrige mësuesen, ja si nisi konflikti brenda klasës në Lezhë

378
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, ku një nxënës ka goditur me karrige mësuesen.

Burime bëjnë me dije se nga dëshmitë e nxënësve të tjerë në momentin e ngjarjes mësohet se teksa kanë qenë duke zhvilluar mësim, mësuesja i ka tërhequr vëmendjen 16-vjeçarit dhe i ka përmendur babain që i ka ndërruar jetë. Aty ka nisur debati dhe nxënësi ka goditur mësuesen me karrige.

Mësuesja është dërguar në spital me lëndime në kokë, ndërkohe mësohet se stafi i shkollës ka bojkotuar mësimin për rreth 45 minuta në shenjë proteste. 16-vjeçari është shoqëruar në komisariat.